Kryeprokurorja thirrje qytetarëve: Denonconi korrupsionin!

12/01/2018 - 17:06

   Kur kanë kaluar pak javë nga ardhja në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit.

Thirrja në fjalë, është bërë në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo lloj afere korruptive jo vetëm në prokurori por edhe në institucionet e tjera publike.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”., - thuhet në shënimin e prokurorisë.

Pas ardhjes së Marku në krye të këtij institucioni, edhe faqja zyrtare në internet ka ndryshuar, ku në vend të fotos së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është vendosur shënimi në fjalë.

Kryeprokurorja e re e përkohshme u zgjodh me 69 vota të mazhorancës, pasi opozita e kundërshtoi këtë emërim duke e cilësuar si antikushtetues.

Pasi mori detyrën, ajo bëri disa lëvizje të bujshme, siç ishin lëvizjet e drejtuesve të prokurorisë së Fierit, Elbasanit, Durrësit, Kukësit dhe Tiranës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zonën e ish-Kënetës apo "Durrësin e Ri", është ngritur një zyrë e Policisë së Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të njësisë ad

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Të gjithë ata që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, tashmë kanë një zgjidhje.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e "Report tv" për të komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me operacionin që përfundoi me godit

Përmes një njoftimi, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur punën për prishjen e ndërtimeve në Roskovec në k

Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës, i cili verifikoi lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjes

Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në “Facebook” denoncon një tjetër arrestim që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur u ndaluan

Mbrëmjen e së dielës janë arrestuar vëllezërit Avdyli në Shijak së bashku me 20 persona të tjerë, ndërsa në kërkim është edhe Lul Berisha

Bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta, por me vranësira dhe shira mbeten zonat verilindore, ku në

Bashkimi Europian përshëndet operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë nga Policia e Shtetit të dielën.