Kryesia e shoqatës “Durrësi Autokton” ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, shoqata njofton se i ka propozuar Metës të vlerësojë arkeologun Vangjel Toçi duke e dekoruar atë me titullin e lartë “Nderi Kombit”.

POSTIMI I PLOTË

Kryesia e shoqatës “Durrësi Autokton” e përfaqësuar nga kryetari i saj Z. Abdulla Deliallisi, Prof. Shpëtim Kodra dhe Doktoresha Eda Harizi, zhvilloi një takim me presidentin e republikës të Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta.

Kryetari i shoqatës Abdulla Deliallisi e njohu me aktivitetin dhe programin e shoqatës “Durrësi Autokton” ku presidenti e vlerësoi kontributin e lart të kësaj shoqate për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave qytetare.

Kryesia e shoqatës “Durrësi Autokton” i propozoi presidentit të republikës të vlerësonte figurën e shquar të babait të arkeologjisë shqiptare Z. Vangjel Toçit duke e dekoruar atë me titullin e lartë “Nderi Kombit”.

Presidenti Ilir Meta tha se do të mbështetse çdo hap të shoqatës “Durrësi Autokton” dhe do të bashkëpuntonte ngushtë për të mbrojtur vlerat e qytetit bregdetar të Durrësit.