Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Durrës u shoqërua në një moment nga një debat mes njërit prej këshilltarëve, Nazmi Bodlli dhe kreut të KB-së Ani Dyrmishi.

Këshilltari Bodlli, kërkoi për një moment fjalën, për të ngritur shqetësimin që sipas tij e ndajnë shumë qytetarë durrsakë.

“Qytetarët e Durrësit ndihen kokëulur dhe të pashpresë, pasi kjo është një situatë shumë negative për qytetin tonë dhe sidomos për ne si këshilltarë. Doni të dini cili është konstatimi në popull? Është se kryetar bashkie i Durrësit është Edi Rama!”,- tha Bodlli ndër të tjera.

Në këtë moment ndërhyri kreu i KB-së Dyrmishi, i cili  i tha këshilltarit se “Kryebashkiaken e kemi zgjedhur të gjithë me votë, madje edhe ti vetë”.

“Se e kam votuar nuk do të thotë që të mos bëj kritika”,– vijoi më tej Bodlli.

Ndiqeni të plotë debatin në videon e mëposhtme.