Kryetarja e FRESSH vdiq në aksident, shoqja e ngushtë përlot rrjetin

15/07/2019 - 18:52

Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj nga jeta, shoqja e saj e ngushtë Xhulia Ceku ka përlotur rrjetin me dedikimin e saj.

Me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan se sa krenare ishte ndjerë për të dhe se si po e përballonte humbjen e saj.

“A mund ta besoj unë se ky lajm është i vërtetë? Çfarë se ky lajm është i vertetë? Çfarë të ndodhi moj zemër në lule të rinisë? Unë sapo kisha filluar që të ndjehesha krenare për arritjet e tua… Malli i një viti është i lehtë por malli i mos të të parit kurrë më, më thuaj si do ta përballojmë? Ke qënë shoqja ime e parë dhe ajo e ngushta, ajo që çdo sekret e ndanim bashkë, po lodrat në lagje? A mund të mi kthejë kush këto kujtime? Do jesh në zemrën time gjithmonë. U prehsh në paqe zemra ime. Mami, vëllai dhe motra jote duhet të bëhen shumë të fortë mbas kësaj tragjedie të dytë. Bëhu ëngjëlli im aty lart dhe më mbro,”- shkruan ajo.

Rajselda Hamza është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ajo humbi jetën për shkak të plagëve të marra pas një aksidenti në Vorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotot, mjegulla bën që shikueshmëria të jetë e ulët.

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Një ditë më parë në Durrës, kambisti Naim Musai, babai i dëshmitarit Besnik Musai, i vënë në mbrojtje nga prokuroria dhe Policia e Shteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon n

Kjo fundjavë u mbyll me mot të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa java që vjen do të na rikthejë sërish diellin.

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.