Drejtuesit e universitetit të Durrësit janë njohur sot zyrtarisht me akt konstatimin e ekspertëve të Institutit të Ndërtimit për të treja godinat universitare.

Sipas ekspertëve shqiptarë dhe italianë ndërtesat nuk kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë të sigurta për të mirëpritur stafin dhe studentët më 9 dhjetor.

POSTIMI I PLOTË

Senati Akademik dhe Rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, u njohën sot zyrtarisht me akt konstatimin e ekspertëve të Institutit të Ndërtimit për të treja godinat universitare.

Sipas verifikimeve të specialistëve shqiparë dhe italianë, ndërtesat nuk kanë pësuar dëme dhe janë të sigurta për të mirëpritur stafin dhe studentët.

Nisur nga sa më sipër, u mor vendimi që procesi mësimor të fillojë ditën e hënë, më datë 9 dhjetor.

#UAMD