Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në zonat qendrore, jugore dhe lindore.

Temperaturat do të luhaten nga 11 gradë Celsius në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.