E enjta e këtij 19 shtatori na bindi totalisht se vera dhe i nxehti kanë ikur vërtet dhe tashmë ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut.

Mëngjesin e sotëm me diell në Durrës, pakkush do ta besonte se mesdita do të ishte e tillë; me stuhi vjeshte, ku forca e detit është 4 ballë.

Edhe pse më herët MeteoAlb kishte parashikuar se moti në vend do të karakterizohej nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Nga Kapitaneria e portit të Durrësit mësohet se janë lajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të marrin masat e nevojshme, ndërsa deri tani nuk raportohet të jenë shkaktuar probleme në port dhe në radë.

Ditën e nesërme pritet përmirësim i kushteve meteorologjike në vendin tonë.