MeteoAlb parashikon se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje shiu të izoluara në vend. Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë shfaqje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -3°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.