Ku "humbi" kësti i pestë i bonusit të qirasë në Durrës?

02/06/2020 - 21:45

Ndërsa qershori sapo ka nisur, muaji maj përfundoi pa dritë jeshile për kalimin e këstit të pestë të bonusit të qirasë, që e përfitojnë qytetarët e mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kësti i katërt kaloi për pjesën më të madhe të qytetarëve emrat e të cilëve ndodhen në 3 listat e miratuara, në muajin prill. Vonesa për këstin e katërt pati për thuajse gjysmën e personave që ndodhen në listën e tretë. Vetëm gjatë kësaj jave ka nisur derdhja e parave në llogaritë e qytetarëve që ende s’kishin përfituar këstin e katërt.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga tërmeti, banorët e Durrësit presin një sinjal pozitiv për kalimin e bonusit. Në total janë 5451 familje që duhet të përfitonin bonusin në bazë të listave të miratuara, por rreth 1500 janë skualifikuar për shkak se banesa u është shpallur e banueshme, ose për shkak se kanë mangësi në dokumentacionin e paraqitur.

Rreth 4000 familje të strehuara në shtëpi me qira janë detyruar ta paguajnë vetë qiranë mujore të banesës, pasi shteti “harroi” t’u kalonte paratë.

Të mbetur të pastrehë, përsa kohë banesat e tyre nuk i janë nënshtruar ende procesit të riparimit të dëmeve, qytetarëve u duhet të “fusin dorën” në xhep, për të paguar qiranë e shtëpisë, që ju premtua se do të paguhej nga buxheti i shtetit.

Moskalimi i këstit të pestë të bonusit të qirasë bëhet në një moment kur shumë familje janë duke vuajtur dyfish pasojat e tërmetit dhe pandemisë, që thelloi edhe më shumë varfërinë mes shtresave në nevojë, por edhe qytetarëve që humbën vendin e punës dhe burimin e vetëm të të ardhurave.

Në mesin e muajit prill, bashkia e Durrësit futi një shërbim të ri online që u jepte mundësi qytetarëve të shihnin statusin e aplikimit të tyre për bonusin e qirasë si dhe kalimin e kësteve në llogarinë bankare. Prej disa javësh, qytetarët nuk e gjejnë dot më këtë shërbim dhe janë të detyruar të drejtohen në bashki për të mësuar fatin e këstit të radhës së bonusit.

Por ecejaket drejt bashkisë nuk kanë konkluzion pozitiv. Qytetarët detyrohen të kthehen mbrapsht pa marrë një përgjigje pozitive.

Fundja, jo më kot kryeministri u ka thënë përherë banorëve të Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti: Bëni durim!

Durim për këstin e bonusit të qirasë, durim për grantin e dëmshpërblimit, durim për riparimin e pallateve të dëmtuara, durim për përgjigjet e akt-ekspertizave që duhet të vijnë nga Instituti i Ndërtimit, durim edhe për banorët e strehuar në çadra.

Dhe qytetarët durojnë…

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko