Kufizime në pikat kufitare, vetëm këta persona do lejohen të hyjnë në Mal të Zi

21/11/2020 - 10:54

Në vijim të masave shtrënguese për të mundësuar frenimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit do të mbyllen këtë fundjavë, me përjashtim të disa kategorive të caktuara të personave.

Mësohet se do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

"Autoritetet e Policisë Malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës së Kalimit Kufitar Bozhaj

Hani i Hotit, sqarojnë se në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020 do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave). Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi. Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar. Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë. Policia Kufitare Shkodër u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar.", thuhet në njoftim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 kandidatë për 4 vende pune në bashkinë e Durrësit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko

Ndëshkohen me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.