Kufomat në tokë brenda morgut, reagon IML: Kur janë shumë, vendosen në dysheme

20/11/2020 - 22:26

Ne foto: Nje prej imazheve te shperndara sot ne media, te cilave u referohet edhe reagimi i mesiperm!

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar pas publikimit në disa media të fotove të personave që kishin ndërruar jetë dhe për të cilat u tha se ndodheshin brenda ambjenteve të morgut.

Në ragimin e tij, ky institucion ka deklaruar se shpesh morgu nuk ka mundësi t’i sistemojë të gjitha kufomat në mjedise frigoriferike dhe për këtë arsye ato vendosen në dysheme, por fotot e shpërndara në media i ka cilësuar inskenim.

Reagimi i plotë

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

Drejtori

Bledar Xhemali

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Nga 15 tetori kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë e deri më sot, janë vendosur thuajse 19 000 gjoba

Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit ja

Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios përdorën 130 kilogramë eksploziv për shembjen e një pallati përbri drejtor

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.