Kujdes kur drejtoni makinën! Tani gjobat do t'ju vijnë në shtëpi!

Postuar: 17/07/2017 - 16:51

Drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akset rrugore të vendit, nuk duhet të habiten nëse në derën e shtëpisë do ti vijë një gjobë nga Policia Rrugore. Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetarët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë fiksuar nga radarët.

Skënder Ismaili, shefi i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, thotë se kjo është bëre e mundur në sajë të katër radarëve që kanë mbërritur së fundi në policinë rrugore, të cilët në mënyre automatike përcaktojnë shkeljen e kryer dhe identifikojnë targën e mjetit që ka kryer shkelje.

“Drejtuesit të mjetit edhe pse nuk ndalohet nga një punonjës policie, do ti vijë masa administrative në adresën që ka lënë. Sado që do ta kundërshtojë, gjoba jep orën, vendin, shpejtësinë e tejkaluar, kordinatat ku është vendosur gjoba” tha zoti Ismaili për RTSH.

Në ditët e fundit numri i aksidenteve rrugore me pasojë edhe në jetë njerëzore është shtuar. Skënder Ismaili thotë se faktorët kryesorë të këtyre aksidenteve janë disa, por më kryesorja janë ato njerëzore.

“Regullat e parakalimit të mjeteve, udhëtimet e gjata, bisedat që bëjnë, tërheqin vëmendjen e njëri tjetrit. Kohët e fundit janë shtuar rastet e përdorimit të alkoolit” shpjegon shefi i sigurisë rrugore.

Policia rrugore analizon se aksidentet në kohët e fundit më së shumti vijnë si pasojë e paakalimeve të gabuara. zoti Ismaili thotë se nisur nga ky fakt policia ka rritur kontrollet për të penalizuar ata drejues mjetesh që kryejnë këtë shkelje. “Vetëm për zërin e parakalimeve të gabuara kemi arritur mesatarisht 130-140 gjoba në ditë dhe në rastin e përsëritjes së kësaj shkeljeje do të aplikojmë saksione deri në pezullim të lejës së drejtimit”

Por cila janë akset që policia i cilëson më të rrezikshme në qarkullim duke ju bërë thirrje turistëve dhe emigrantëve të bëjnë kujdes?

“Rruga Fushë Krujë- Lezhë, Lezhë- Shkodër, Segmenti nga Harku i Bërdicës deri në Velipojë, superstrada Tiranë- Durrës, Maminas-Gjiri i Lalzit, Segmenti i pambaruar i rrugës Levan-Fier”, thotë Ismaili.

Sipas INSTAT në periudhen janar-korrik, nga policia janë vendosur 1600 masa administrative ndërsa janë shënuar 925 aksidente nga 956 që ishin gjatë një viti më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Durrësit, ka vendosur dje lirimin e shtetasit Kristian Preçi dhe pushimin e çështjes.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit

Kthjellimet mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në mesditë, kur vranësira të lehta shfaqen në zonat malore.

Burime konfidenciale thanë për Tpz.al se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një

   Gazetarja Klodiana Lala  në një lidhje direkte në studion e emisionit “Të pa Ekspozuarit” në “News 24” ka treguar më shumë detaje rret

   I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Basir Çollaku deklaroi se edhe ish-drejtori i policisë së qarkut Durrës Perlat Çullaj është në

   Debat i ashpër mes gazetarit Artur Zheji dhe kryeministrit Rama në 360 gradë, në Oranews lidhur me çështjen e kanabisit në Shqipëri.

   Ish-zv.ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS-së, Elona Gjebrea, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

   Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Kelmend Balilit dhe familjarëve

   Ngjarja e rëndë e 19 nëntorit, ku çifti i të moshuarve Maliq dhe Shahe Elezi përkatësisht 77 dhe 69 vjeç u dhunuan nga 3 grabitës në b