Moti për ditën e sotme pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, kur vranësirat shtohen kryesisht në Jug dhe zonat Qendrore. Një situatë e tillë do të shoqërohet me shira të dendura.
Sipas "MeteoAlb", pasditja dhe orët e mbrëmjes përmirësojnë motin në territor, përjashtuar shira të izoluara në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita në Veriperëndim të vendit ku pritet maksimumi deri 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në det të krijohet dallgëzim deri 2 ballë.