Teksa gjatë fundjavës të rinjtë nga Durrësi i drejtohen lokaleve dhe club-eve që ndodhen në zonën e Currilës për t’u dëfryer me miqtë e tyre deri në orët e para të mëngjesit, policia del në aksion për të mbajtur nën kontroll rendin e sigurinë si dhe për të penalizuar të gjithë drejtuesit që ngasin mjetet nën efektin e alkoolit.

Kështu, gjatë së dielës, seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Durrës, bën me dije se ka arrestuar në flagrancë dy persona, ndërsa për tre të tjerë ka çuar materialet në Prokurori.

Pesë rastet:

Më datë 22.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., vjeç 34, banues në Lushnje, pasi në Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.A., vjeç 32, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.1, Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.C., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për  shtetasin E.H., vjeç 28, banues në Angli, pasi në lagjen nr.1, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”.

Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin e mitur M.Q., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.