Kujdes, vjen i nxehti afrikan! Temperatura deri në 39 gradë

11/06/2019 - 14:56

I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.

Java e dytë e qershorit nis me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë.

Metereologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan.

"Nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të tyre duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojë me vlerat 38-39 Gradë Celsius. Është një muaj i nxehtë. Parashikohet që muaji qershor të mbyllet më i lartë se vlerat klimatike."

Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe. Të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut.

Fllënxa Sula: "Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit respirator. E rëndësishme është që personat që janë të riskuar të mos ekspozohen në temperaturat e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje".

Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eliminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj periudhe. /Ora News

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat veriore ku do të ketë vra

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.