Kur do të shpëtojmë nga shirat? Çfarë thotë sinoptikania

13/05/2019 - 14:55

Me sa duket diellin do ta kemi me kursim në muajin maj. Edhe pse maji është një nga muajt më të bukur, këtë vit ai ka qenë i lagësht dhe me temperatura më të ulëta sesa tipikja e muajit.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në News24 tha se java do të nisë me reshje shiu, të cila do të vazhdojnë deri ditën e premte. Po ashtu edhe temperaturat do të jenë më të ulëta se sa normalja për muajin maj. Ngritja e tyre pritet të ndodhë në fundjavë.

“Do të vijojë të mbetemi me reshje shiu deri ditën e premte edhe pse sot gjatë pasdites intensiteti i shirave do të vijë duke u pakësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes do të kemi një përmirësim të situatës, por shirat do të vijojnë të mbeten në territorin tonë deri ditën e premte.

Fundjava do të na sjellë përmirësim të situatës duke bërë që të kemi sërish ditë me diell. Ndërsa për sa i përket temperaturave java do të jetë disi e freskët pasi do të kemi praninë e vranësirave dhe reshjeve gjatë kësaj jave. Por duke filluar nga dita e enjte kemi një rritje graduale të vlerave termike duke bërë që gjatë fundjavës të kemi rritje të temperaturave dhe ditë të ngrohta”, ka thënë sinoptikania Adiola Bani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke raportuar në dëgjesën publike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në garën për Prokuror të Përgjithshëm, Kryeprokurorja e përkohshm

Situata e paqëndrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë e Portit të

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh

Një anëtare e komunitetit trasgjinor në Shqipëri, Anxhela H., është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu, por në një intensitet më

Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, ndërsa ka shkaktuar probleme dhe në sh

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sis

Përmbyten sërish lagjet e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike tek lagjja nr.18, afër stadiumit.

Në takimin prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, Pirro Vengu dhe kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako, u dak

IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.