Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash, por që do të sjellin reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 21ºC.

Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku fillimi i javës që vjen do të jetë me reshje shiu.

Era do të fryjë në drejtim Verior-verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash dhe me alternime vranësirash por që do të sjellin reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC.