Kur nuk do të përdoren më qeset plastike në Durrës?! (VIDEO)

19/06/2018 - 18:31

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin këto të fundit me po të njëjtat ritme.

Në tregun e përditshëm të fruta perimeve në Durrës, çdo qytetar merr për çdo blerje një qese plastmasi, duke bërë që deri në fund të ditës minimalisht çdo familje të ketë futur në shtëpi 5 deri në 10 qese të tilla.

Qytetarët e Durrësit e kanë mirëpritur vendimin e heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta prej cope, të njohura ndryshe si trasta, por nga një vëzhgim i bërë nga DurrësLajm në treg janë të paktë ata që kanë marrë trasta nga shtëpia duke mos përdorur më qeset plastike.

Në Durrës, por edhe në qytete të tjera të vendit, funksionojnë disa fabrika të prodhimit të plastmasit dhe të qeseve të plastikës. Qeveria nuk dihet sa e “fortë” do të jetë përballë industrialistëve të plastikës, të cilët pritet të bëjnë gjithçka për të pezulluar vendimin e mos përdorimit të qeseve në Shqipëri.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në kuadër të masave për të rritur sigurinë në sistemin e shpërndarjes

Ditën e sotme Xhisiela Maloku, u paraqit para ambienteve të gjykatës për të mbështetur ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, të cilin e ka

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shtyp njoftoi shkarkimin e 9 zyrtarëve dhe depozitimin e kallëzimit penal për

Dy kroçerat e fundit të programuara gjatë këtij sezoni turistik pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në 10-ditorin e fundit të muajit

Përgjimi ambjental mes të rinjve Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të

Fotografi italian Luca Turi është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Durresit për kontributin e dhënë në dokumentimin e ngjarjeve të

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë, me tonazh 60 ton, është mbytur në portin e Durrësit.

Policia Bashkiake vazhdon me punën e saj të pandërprerë, për t’i dhënë Durrësit dhe qytetarëve të tij, hapësirat e dedikuara për ta, por

Rritja e sensibilitetit të publikut ndaj procesit të Vetting-ut është shoqëruar me shtimin e vazhdueshëm të denoncimeve të qytetarëve për