“Me ikjen e Fadil Hasës kemi humbur diçka nga vetja jonë”. Me këto fjalë të ndjera i përgjgjet ikjes së bashkëpunëtorit të vjetër regjisori Haxhi Rama. Vlerësime ka marrë aktori Fadil Hasa, i ndarë nga jeta një ditë më parë, edhe nga një tjetër regjisor i njohur durrsak, Gjergj Vlashi.

Fadil Hasa ka bashkëpunuar gjatë gjithë karrierës së tij artistike me dy regjisorët e ish-trupës së varietesë e të estradës në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”.

K.H.