Kush është 33-vjeçari që u ekzekutua në lokal, i dënuar për vrasje

Postuar: 21/04/2017 - 09:49

Ergys Gjioveshaj mbeti viktimë i një atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmive të para, rreth orës 23:20 kanë qenë dy persona të pa maskuar, të cilët janë futur në ambientet e një lokali nate me muzikë, që ndodhej poshtë një pallati në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej 33-vjeçari Gjioveshaj.

Ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Vlorës, detaje të reja dalin në dritë për të riun që mbeti i vrarë.

Ergys Gjioveshaj, në vitin 2011 u arrestua në Austri, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje, në vitin 2001.

Së bashku me Florian Meçen, Gjioveshaj ishte dënuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Gjykata e kishte dënuar Ergys Gjioveshajn me 12 vite burg, ndërsa Meçen me 22 vite. Burime bëjnë të ditur se Gjioveshaj kishte pak kohë që kishte lënë qelinë. Një ndër pistat kryesore të vrasjes së tij është ajo e hakmarrjes.

Por cila është ngjarja për të cilën u dënua Gjioveshaj?

20 nëntor 2001 – Vrasja e Laert Alushit/ Rreth orës 17.00, në rrugën që lidh lagjen “10 Korriku” me lagjen “Pavarësia”, përballë shkollës “Qemal Ataturk”, kanë qenë të ndaluar në krah të njëri – tjetrit, me të njëjtin drejtim, automjeti tip Saurrel, i drejtuar nga Muharrem A. dhe një autoveturë tip Benz Mercedes e drejtuar nga Laert Alushi.

Gjatë kohës që drejtuesit e të dy automjeteve kanë qenë duke biseduar njëri me tjetrin, mbrapa tyre kanë ardhur Ergys Gjioveshaj dhe Florian Meçe, të cilët duke parë se rruga ishte e zënë, kanë kaluar në krahun e kundërt dhe gjatë parakalimit i janë drejtuar me fjalë fyese Muharrem A.

Rreth 45 minuta më pas, Laert Alushi, në qytetin e Vlorës është takuar me të gjykuarin Florian Meçen duke kërkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bërë. Në kushtet kur ata nuk janë marrë vesh dhe duke fyer njëri-tjetrin reciprokisht ata janë ndarë. Në ndarje sipër, Meçe i është drejtuar viktimës me fjalët “…së bashku do ta zgjidhim ndryshe”.

Rreth orës 19:00, mbas kësaj ngjarje, në rrugën 10 Korriku, afër pishinave, automjeti i drejtuar nga Laert Alushi, në të cilin ndodhej dhe Spartak H., është përballuar me automjetin e ndaluar, tip Benz Mercedes, në të cilin ndodheshin dy të gjykuarit.

Florian Meçe, nga automjeti i tij, i ka bërë shenjë viktimës që të ndalojë. Mbas ndalimit të automjetit dhe në kohën që viktima doli prej saj, Florian Meçe duke qenë dhe ky në këtë çast, jashtë automjetit, i është drejtuar atij duke i thënë “që kur ke ardhur nga Gjermania je bërë gangster i madh”.

Mbas këtyre fjalëve, në momentin që Floriani dhe viktima janë kapur me njëri tjetrin, Ergys Gjioveshaj ka shkuar në automjetin e Florianit nga ku ka marrë një automatik. Duke qenë jashtë automjetit, me armën në dorë, të drejtuar nga viktima, ai i është drejtuar shokut të tij, Florian Meçe duke i thënë “Lëre Lani, lëre, hapu”.

Florian Meçe, mbas thirrjes të shokut të tij, duke e larguar viktimën nga vetja e ka shtyrë atë me forcë në drejtim të armës, që Ergys Gjioveshaj mbante në gjendje sulmi. Veprimet e tij, Meçe i ka shoqëruar me fjalët “na bjeri”.

Duke qenë në këto kushte, me armën që kishte në dorë, Ergys Gjioveshaj ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, duke e dëmtuar atë fillimisht në këmbë dhe më pas në trup.

Mbas kryerjes të këtyre veprimeve, Meçe e Gjioveshaj janë larguar nga vendi i ngjarjes, dukë lënë aty armën me të cilën është kryer vrasja.

Viktimës i është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore, por jeta e tij nuk është mundur të shpëtohet. /tvklan.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   U akuzuan nga Prokuroria si personat përgjegjës për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, por dy ditë më Gjykata e Tiranës ka shpallur

   Pas largimit të Briseida Shehajt, në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është emëruar Sokol Nano, djali i

   Së paku 2 mijë punonjës policie të nivelit zbatues rrezikojnë të mos plotësojnë në kohë formularët e Vettingut. 

   Avokati i Popullit ka publikuar sot rekomandimin për çështjen e protestës në “Rrugën e Kombit” dhe arrestimin e protestuesve.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë anëtar i Këshillit Rinor të Ambasa

Në një nga sallat e trajnimeve të Autoritetit Portual ka nisur sot Testimi periodik i punonjësve elektrikë, elektrovinçierë dhe saldatorë

*Policia e Prokuroria mbyllin sytë para kriminelëve të rrugëve!

Deri sot, meteorologët kanë parashikuar vranësira, por që nga e premtja e deri të dielën pritet që vranësirat të largohen e t’ja lënë ven

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit pretendon s