Lajmi i dorëheqjes së tashmë ish-kryetares së bashkisë, Valbona Sako, e cila u tërhoq nga funksioni i saj pas dy deklaratave të fundit në media, ngre edhe dilemën se kush do ta drejtojë Durrësin deri në dekretimin nga presidenti të zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, kryetar në detyrë deri në zgjedhjet e reja duhet të caktohet një nga 4 nënkryetarët e bashkisë së Durrësit, Zhylien Varfaj, Florian Tahiri, Arbër Braho apo Etleva Kondi.

Nga të katër nënkryetarët, vetëm Etleva Kondi ëështë më e reja në detyrë, e emëruar vetëm 2 muaj më parë dhe për më tepër është nga Tirana.
3 nënkryetarët e tjerë qëndrojnë prej vitesh në detyrë, madje Zhulien Varfaj e mban këtë post që nga mandati i parë i Vangjush Dakos.

Arbër Braho është nënkryetari tjetër, që para zgjedhjeve të 30 qershorit, u vetpropozua si kandidat, në kohën kur po bëhej përzgjedhja finale e kandidaturave të PS-së për kreun e ri të bashkisë së Durrësit.

Florian Tahiri është nënkryetari tjetër, që pavarësisht se nuk vjen nga rradhët e PS-së, gëzon një opinion mjaft pozitiv në komunitetin durrsak. Me një eksperiencë të fituar gjatë menaxhimit të situatës kritike të krijuar pas 21 shtatorit dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve dhe ndjekjes së procesit në të gjitha hallkat, mund të jetë ndoshta personi më i përshtatshëm për të qenë kryetar në detyrë në këtë kohë mjaft të vështirë që po kalon qyteti.

Megjithëse, asgjë nuk është e qartë, pasi në këtë situatë emergjente, nuk është çudi që kryeministri të caktojë një administrator që e emëron vetë. Emri i zv/ministres Rovena Voda është një emër që ka nisur të qarkullojë në këto orë të para të pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Sako do të kujtohet si kryebashkiakja më jetëshkurtër në detyrë në historinë e Durrësit….