Zbardhen të tjera detaje nga vrasja tragjike e regjistruar mesditën e sotme në zonën e Spitallës në Durrës, ku adoleshenti Anxhelo Gjakozi humbi jetën pasi u plagos me thikë nga 17-vjeçari Devi Lala.

Familja e 16-vjeçarit Gjakozi kishte ardhur vite më parë nga Mirdita, ndërkohë që babai i adoleshentit punon emigrant në Greqi.

Të afërmit dhe fqinjët shprehen se janë mjaft të prekur nga ngjarja tragjike, ndërkohë që thonë fjalë shumë të mira për adoleshentin që humbi jetën.

Daja i adoleshentit shprehet për DurrësLajm i shokuar për ngjarjen e ndodhur, pasi nuk dinë as se pse ka ndodhur sherri dhe më pas plagosja që i mori jetën nipit të tij.

Ai ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela”, ndërsa autori i krimit, që u arrestua nga policia është nxënës i gjimnazit “Naim Frashëri”.