Kush është Enrik Lluka, vrau kushëririn për 10 mijë euro dhe i plagosi rëndë të vëllanë

12/12/2019 - 11:07

Forcat RENEA kanë arrestuar sot shtetasin Enrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.

Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë të forcave RENEA, të cilët blinduan banesën e Llukës dhe më pas bënë kapjen e tij.

Enrik Lluka akuzohet si autor i një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy vëllezërve Dorian e Birbil Lluka. Konflikti me armë ka ndodhur pasditen e të martës së 22 marsit 2016, në afërsi të fshatit “Andon Poçi”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Autori i ngjarjes, kushëriri i dytë i vëllezërve, Enrik Lluka, (në atë kohë 28 vjeç), ka debatuar me dy vëllezërit dhe më pas ka qëlluar me armë drejt tyre, duke lënë të vdekur 29-vjeçarin Dorian Lluka, dhe plagosur rëndë Birbil Llukën. Shkak i konfliktit mes kushërinjve Lluka mendohet se ka qenë një borxh i pashlyer prej 10 mijë eurosh. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.

Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen me Fondacionin Firdeus me përfaqësues Elvis Naçin, për rindërtimin e 168 banesave individu

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Durrës, ku një 10-vjeçar nga Kosova humbi jetën në pishinën e një kompleksi.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.