Një studente 21-vjecare ka mbetur e vrarë mesditën e sotme pasi kishte refuzuar lidhjen me një djalë 2 vite më të madh se ajo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrjen e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti vajza që shihni në foto,  Ariela Murati, 21 vjeçe me origjinë nga Berati, por që jetonte prej vitesh në një fshat të Fierit. Vajza kishte 3 vite që qëndronte në Tiranë, pasi studjonte për Drejtësi.

Duket se refuzimi që i kishte bërë dashurisë së një të riu nga Fieri ka qenë fatale, për atë.

Sipas policisë, Aldosen Belulaj, 23 vjeç e ka pritur sot vajzën tek rruga e Dibrës. Kjo e fundit ka qenë bashkë me një shoqe. Djali e ka tërhequr atë dhe e ka qëlluar me disa plumba per pasoje e reja ka ndërruar jetë menjëherë.