Lista me personat që duhet të justifikojnë pasurinë, për të cilët ka dyshime se forta se është vënë përmes aktivitetit kriminal nuk i kanë shpëtuar as dy femra. Ndaj tyre OFL ende nuk i ka dërguar formularët, por kjo do të ndodhë shumë shpejt thonë burime të Policisë së Shtetit, që përcaktojnë se qarqet kanë filluar me verifikimet në terren.

Në listën e Operacionit “Forca e Ligjit” janë publikuar emrat e individëve që u është kërkuar të justifikojnë pasurinë e tyre. Persona, emrat e të cilëve janë publikuar sot, janë nga Vlora dhe Tirana.

Mësohet se policia kriminale ka hartuar dhe listat e shtetasve që janë të dënuar dhe menjëherë kanë filluar verifikimet për verifikimin administrativ të pasurisë së tyre.

Mes personave që janë në listën e Tiranës, ku OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin dhe ti çojë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Domart Konjari. Ky i fundit është person që kryen trafikun e kokainës në Francë dhe çështja në ngarkim të tij vijon të jetë në gjykim pranë gjykatës së posaçme në Tiranë.

Dihet se Konjari është në kërkim, pasi u lirua me një vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me pretendimin se i kishin mbaruar afati kohor i qëndrimit në burg. Mes emrave në listën e OFL-së në Vlorë, janë dhe dy femra që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

E para është Albertina Konomi, si pjesë e një bande në Athinë në Greqi, ku kanë kryer plot 33 grabitje. Femra tjetër që është në listën e OFL-së quhet Desilvja Menaj, e arrestuar për gjobëvënien ndaj një biznesmeni në Vlorë. Më tej lista vijon me Endri Rrokaj, i dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për gjobëvënie. /Gazeta Shqip