Kush ka frikë nga rrëfimi i Saimir Tahirit sot në “Opinion”?

19/10/2017 - 19:40

   Duket se pati një nxitim politik për t’u mbledhur sot në orën 19:00 në një proces që do t’i hapte rrugë procedurave që çojnë në heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. 

Megjithatë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur përfundimisht që kjo mbledhje të mbahet nesër në orën 11:00. 

Ndërkohë, Tahiri ka konfirmuar që mbrëmjen e djeshme, praninë e tij në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Por mesditën e sotme, pas kërkesës së prokurorisë drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të Tahirit kishte nga ata që e vunë në dyshim prezencën e këtij të fundit në studiot e TV Klan e ndoshta edhe të tjerë që do të donin që kjo të mos ndodhte. 

Nga sinjalet që vijnë, kuptohet se ka shumë ankth për ato që Tahiri pritet të thotë sot dhe njëkohësisht një ngut të madh për t’i hequr imunitetin. 

Pikëpyetjet mbi përfshirjen e Tahirit në trafikun ndërkombëtar ta narkotikëve, pas kërkesës së Prokurorisë, jo vetëm që nuk u shuan, por u shtuan edhe më tej. Nga ana tjetër, as deklarata e Ballës, as statusi i Ramës dhe as takimi i këtij të fundit me ministrin Xhafa duket se nuk arritën të japin një përgjigje për fatin e Saimir Tahirit. 

Ndërkohë mesditën e sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Tahiri posedon materiale filmike që implikojnë edhe Kryeministrin Rama, ndërsa mediat kanë shkruar për arrestime të mundshme edhe në krerë të lartë të policisë, pa përjashtuar emrin e Haki Çakos. 

Derisa gjithçka të vërtetohet mbetet të presim, ndërsa duket se ikja e Tahirit (nëse ndodh) do të tërheqë edhe të tjerë pas… /Opinion.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar sot, rastin e një të riu, i cili ndonëse kishte mbaruar studimet për Menaxhim A

I ftuar në ‘Top Talk’, me shaka profesor Edmond Tupja ka treguar se procedimin penal ndaj tij e ka marrë vesh nga miqtë dhe se i është zh

Protestuesit kanë bllokuar pasditen e së mërkurës rrugën Lushnje-Rrogozhinë.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit t

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camajt, është bërë sot pjesë e protestës së studentëve që ndodhen para Kryeministrisë.

Senati Akamdemik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e t

Studentët janë në ditën e 8-të protestës, ku kërkojnë me ngulm jo vetëm plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe ndërtimin e një Shqipëri

Puna për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogan

Dy nga studentët e proceduar penalisht nga policia nga 25 persona në total, kanë dalë sërish në protestë gjatë ditës së sotme dhe thonë s

Profesori i njohur, Edmond Tupja ka reaguar pas vendimit të Policisë së Shtetit për ta shpallur atë si person që do të procedohet penalis