Kushi mesazh inkurajues për maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të pakursyer

10/06/2021 - 12:05

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi një ditë para provimit të Matematikës, ka dhënë një mesazh inkurajues për maturantët.

Në posterin promovues, Kushi shprehet se suksesi i maturantëve në marrjen e dijeve është qëllimi më i lartë.

Në statusin e publikuar në rrjetin social Facebook, ajo shprehet se meritokracia dhe arritjet e larta në dije janë pjesë e qëllimit madhor.

"Dua t'ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer,"- shkruan ministrja Kushi.

Duke nënkuptuar se përpjekjet janë maksimale nga i gjithë stafi për administrimin sa më të mirë të provimeve të maturës, ajo ka bërë të ditur se suksesi varet vetëm nga vetë maturanti.

"Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete!"- nënvizon ministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e