“Kushtetuesja”, reagon ambasadori gjerman dhe kujton kushtin e Bundestagut

11/11/2019 - 17:10

Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi. Ambasadori Peter Zingraf shkruan se në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Ndërsa përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit, ambasadori Zingraf rikujton edhe njëherë kushtin e Bundestagut Gjerman për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar.

Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”, shkruan ambasadori Zingraf.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik në një dalje për mediat ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 person

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të profesoreshës Adriana Babameto, e cila bën thi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët.

Situatë dramatike me mbeturinat urbane në zonën e ish-Kënetës, më saktësisht në rrugën “Gjelbërimi”.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku janë miratuar dy vendime

Prezenca e OSBE-së rrëzon projektin e opozitës parlamentare për ndryshim të Kushtetutës, ku kërkohet rishikimi i sistemin zgjedhor në ven

Gjatë muajve të pandemisë Covid-19, porti i Durrësit nuk e ka ndalur punën për asnjë moment, por efektet e krizës janë ndjerë, në sektorë

Temperaturat e larta dhe era e fortë në zonën e plazhit duket se kanë favorizuar një vatër zjarri pranë rrethrrotullimit tek Ura e Dajlan

Pas lajmit të dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se do të rritet numri i testeve të koronavirusit në vend ka reaguar

Këshilli Bashkiak Durrës do të miratojë pasditen e sotme një listë me 7 pallate 5-katëshe në rajonet nr.4 dhe nr.5, për të cilat Institut