Është publikuar fotoja e autorit i cili ekzekutoi sot me armë zjarri biznesmenin Niko Goro në Himarë, si dhe plagoi në këmbë motrën e tij.

Autori i vrasjes Kliti Leka shihet në momentin e arrestimit i qetë, ndërsa mban një kapele e mbi të ka vendosur edhe syzet e diellit.

Gjatë momentit të arrestimit, atij iu gjet një armë kallashnikov dhe një pistoletë.

Autori në rrefimin e vrasjes së Niko Goros në polici ka deklaruar se biznesmeni po ndërtonte në tokën e tij dhe nuk i kishte dhënë paratë që i kishte borxh. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 70 mijë euro.