Ky është kompleksi super luksoz në pronësi të vëllezërve Hajri, në Shijak të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë 10 ditë më parë.

Pikërisht në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng 49-vjeçari. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit “Golden” që është në pronësi të vëllezërve Hajri, Leonardit që u arrestua sot dhe Altinit të shpallur në kërkim. 

Ky kompleks luksoz është ndërtuar vitet e fundit në Shijak.