Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se laboratori i ISHTI-t (Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial) në zonën e Porto Romanos në Durrës është gati për vendosjen e pajisjeve laboratorike dhe fillimin e punës.

Laboratori do të kontrollojë cilësinë e 80 për qind të hidrokarbureve që prodhohen, importohen dhe eksportohen. Laboratori ka pajisje të teknologjisë së fundit.

Ky laborator do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e procesit të analizimit të mostrave të hidrokarbureve, por njëkohësisht duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes për subjektet, sa i takon cilësisë së produktit që ata tregtojnë, nga 12 orë që është aktualisht, në 1 orë.

Laboratori ka pjesë të tij dy impiante kryesore, atë për përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj si dhe impiantin e përpunimit të gazit natyror.

Th.M.