Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Maminas, ku një makinë tip “Audi” me targa AA 027 KL, ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake policore, nga ky aksident fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në Maminas rreth orës 11:45 dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

“DurrësLajm” sjell foto nga vendi i ngjarjes.