Një plagosje me armë zjarri mbremjen e sotme ka tronditur kryeqytetin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘4 dëshmorët’, përballë gjimnazit ‘Partizani’.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë disa plumba dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.