Kantina e verës “Gjergj Kastrioti” në Durrës bie pre e grabitjes.

Tre persona të maskuar kanë hyrë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e kantinës, ku pasi kanë lidhur rojën, kanë marrë një kasafortë në një nga zyrat.

Sipas informavcione paraprake të policisë së Durrësit, autorët më pas kanë marrë furgonin e kantinës dhe janë larguar.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 19.06.2017,  rreth orës 04:00, në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.

Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip “Benz” me targa DR 3538 D dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.