Lajm i mirë për të gjithë pushuesit në Durrës (VIDEO)

20/07/2018 - 19:52

   Të gjithë kullat e vrojtimit kanë ngritur flamurin jeshil këtë fundjavë. Pushuesit e çdo moshe mund të notojnë pa asnjë rrezik përgjatë vijës bregdetare të Durrësit. Pjesa më e madhe e subjekteve hoteliere në vijën bregdetare të Durrësit kanë vendosur sinjalistikën detare, një prej kushteve të përcaktuara për sigurinë e pushuesve në det.

Iliri është një 40-vjeçar, i cili prej 10 vjetësh, çdo sezon veror, bën punën e vrojtuesit të plazhit. Ai thotë se qëndron duke vrojtuar pushuesit dhe mjetet argëtuese të lundrimit, për të siguaruar jëtën e tyre.

Pushuesit duan siguri e qetësi. Ata thonë se nuk e kanë vene re më parë sinjalistikën detare, të vendosur vetëm kohët e fundit në plazh.

Ka edhe shumë të huaj kryesisht të Evropës Juglindore që thonë se ndjehen të sigurt e vijnë vazhdimisht në plazh me miqtë dhe familjen.

Vija bregdetare në Durrës mbetet më e frekuentuar për shkak se deti është mjaft i cekët dhe favorizon pushuesit e të gjitha moshave, e kryesisht fëmijët e vegjël.

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës mjund të ecësh dhjetera metra në ujë deri sa të arrijë thellësia 1.5 metra. Pavarësisht kësaj rastet e mbytjeve në det kanë qënë të shumta.

Të rinjtë janë ndeshur me rryma detare në thellësi, ndërsa të moshuarit kanë humbur jetën kryesisht prej sulmeve në zemër, në momentin që janë të djersitur dhe ndeshen me ujin e ftohtë pohojnë mjekët.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Granatat e gazit helmues dhe më pas të gazit lotsjellës, të hedhura sot gjatë protestës mbi qytetarët e pranishëm, nga Garda e Republikës

Që shumë nga rrugët e lagjeve kryesore dhe periferike të Durrësit kanë problematika përsa i përket infrastrukturës rrugore këtë e dinë të

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve Sokol Hysa të propozuar nga PDIU janë shkarkuar nga detyra.

Disa lagje periferike të qytetit të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Banorët e Unazës së re kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri më 15 shku

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume tregon se çfarë mund të ndodhë nëse opozita djeg mandatet.

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten në ultësirën per