Për të gjithë ata që kanë vendosur që vapën e fundjavës ta kalojnë në plazhet e Durrësit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore japin lajmin e mirë.

Deri ditën e premte datë 15 qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte ora 12:00 deri mëngjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja.

ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së diel për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.