“Lamborghini” fluturon me 236 km/h në rrugë

04/07/2020 - 22:03

Një automjet luksoz tip “Lamborghini” është kapur nga radarët e policisë ndërsa udhëtonte në bypass-in mes Fierit dhe Vlorës me shpejtësi 236 km/orë. Videoja është publikuar në faqen e Policisë së Shtetit, që njofton se drejtuesit I është hequr leja e drejtimit.

“E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h në kulmin e trafikut. Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje”, bën me dije Policia e Shtetit që i bën thirrje qytetarëve të ruajnë rregullat e shpejtësisë, për të mos rrezikuar jetën.

“Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret”, njofton Policia e Shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19 në vendin tonë, nga të cilët 1 qytet

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuat shtyrjen e aftit kohor për tërheqjen e dokumenteve biometrike, pasaportat dhe kartat e identiteti

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 473 qytetarë.

Prefektura e qarkut të Durrësit njofton se duke iu referuara informacioneve paraprake nga IGJEUM, SHMU, MeteoAlb si dhe ERCC se në datat

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një qira për stadumin Air Albania, që aktual

IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e ve

Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

Nëna e dy vëllezërve të vrarë Viktor dhe Besmir Haxhia, zonja Marte Haxhia, i bën thirrje shtetit që të zbardhë sa më parë vrasjen e dy d

Mbërrijnë makineritë e para për ndërimin e godinës në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit.