-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm

-Në nderim dhe në vlerësim të miqve të mi korçarë, babait të vajzës Nezir Koçiasi dhe vëllezërve Ermal, Barjam dhe Besmir Koçiasi
-T'i dënojmë dhe parandalojmë vrasje të tilla tragjike, pasi nuk është në favor të shoqërisë dhe të familjeve shqiptare
-Politika të ketë kujdes, pasi po ndikon në çedimin e shqiptarëve të ndershëm
-Lart moralin e treguesve më të mirë të shqiptarizmës

Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh

Sot i japim lamtumirën e fundit, vajzës tonë të shkëlqyer, Azbije Koçiasit, që të gjithë i thërritnim shkurt Bike. Në kohën ku sapo kishte filluar një punë të re dhe jeta e saj dhe e familjes po bëhej më e larmishme, vjen edhe momenti tragjik, i largimit ta saj të papritur nga jeta.

Dhimbja që na ka pllakosur është e jashtëzakonshme dhe zemra sado e madhe të jetë, nuk mund ta mbajë dot. Si mund ta mbajë këtë dhimbje baba Neziri, një burrë i urtë dhe i ndjeshëm. Si mund ta mbajë atë nënëmadhja Zyriha, që e kishte Biken vajzë dhe shoqe, si mund ta mbajnë tre vëllezërit Ermali, Barjami dhe Besmiri, që e kishin dritë të syrit motrën e tyre të mirë, si mund ta mbajë motër Arelda, që s’do të ketë më mundësi ti dëgjoj as zërin. Dhe si do ta mbaj atë, djali 11-të vjeçar Danieli, ku ishte mësuar me të ëmën ta çonte në kursin e anglishtes dhe të kitares dhe ku e kishte Biken frymëzuesen kryesore të jetës së tij.

E cili mund ta mendonte, se Bikja e jonë, një grua me cilësi të rralla, e urtë, e qeshur, fisnike, me zemrën e bardhë si bora, me një dashuri të madhe për jetën, për fëmijën, për nënën dhe për babanë, për motrën dhe vëllezërit, me një komunikim aq të ëmbël, tamam si një hyjneshë, do ta kishte 19 korrikun si ditën e fundit të jetës së saj?!

Ne kurrë nuk do ta besojmë, se Bikja e jonë nuk do të jetë më në mes nesh. Do të na bëhet sikur e shikojmë, sikur e dëgjojmë zërin e saj, sikur e kemi në çdo çast prezencën e saj, sikur na flet, pasi komunkimi me të ishte pjesë e jetës tonë.

Bike, na dëgjon! Jemi të gjithë këtu! Babai, nëna, vëllezërit, motra, por edhe Danieli. Ti nuk ke vdekur! As mos e mendo këtë. Ti je dhe do të mbetesh gjithnjë pranë nesh. E si mund të jetojmë ne pa ty! Jo, jo. Ti nuk ke vdekur! Jeton, Bike jeton! As ke për të vdekur kurrë, pasi nuk ka për të vdekur kujtimi i jonë për ty, pasi ti ishe një engjëll, ku Zoti të thërriti pranë tij dhe ti e pranove parajsën ku të vendosi.

36 vjeç jetë. Shumë e re. Por ti na dhe për këto 36 vite, më të mirën tënde, më të bukurën tënde, atë që të mësoj familja e jote e origjinës dhe që ti me të gjitha mundësitë e tua, u përpoqe t’ia trasmetoje edhe familjes tënde. Dhe na le një djalë të shkëlqyer, një Daniel të përsosur, që kurrë nuk ka për të harruar dashurinë tënde dhe kurrë nuk ka për ta ndjerë veten, se ka mbetur i vetëm. Jemi plot dhe secili e ka për detyrë tash e tutje, të mendojë edhe për të.

Dhe tani po ndahemi me ty, Bikja e jonë e paharruar. Lotët na janë tharë. Zemra e vuajtur, na është përplasur me hidhërimin, duke na lënë si gjurmë pikëllimin tonë të madh. Zoti të deshi pranë dhe të mori para kohe. Dhe ne jemi të qetë se tanimë, ndodhesh pranë tij. O Zoti ynë, po ta lemë amanet Biken tonë! Kujdesu për të, pasi është ëngjëlli jonë, engjëlli yt i përjetshëm.

Bike na dëgjon! Danieli, është amaneti yt tek ne. Kjo tokë është në syrin tonë. Trupi dhe pamje yte, është në zemrën tonë. Si të donim tërë jetën, do të të duam akoma më shumë, në parajsën tënde.

Në jetë të jetëve kujtimi yt, vajza, motra dhe nëna e dhëmbshur i Danielit!

Pushofsh në paqe Bike! Dheu i lehtë!

Durrës, më 20 korrik 2019