Largim i mistershëm i 9 të huajve në Durrës, erdhën për punë e braktisën valixhet në hotel

Postuar: 12/03/2018 - 14:28

Nëntë shtetas të huaj nga Nepali janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të paprecedentë në Durrës. Të ardhur në shtetin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës, ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, por duke lënë pas bagazhet dhe dokumentacionet e tyre.

Sipas informacioneve policore, mësohet se ata kanë mbërritur të premten më datë 9 mars në Rinas, e më pas janë akomoduar në një hotel në Durrës. Por një ditë më pas, më 10 mars, ata janë larguar nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më.

Burimet policore thanë për “DurrësLajm” se gjatë hetimeve të deritanishme nuk kanë vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve. Ndërkohë largimi i tyre i papritur mbetet ende i veshur me mister.

Seksioni për trafikun e paligjshëm vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, neni 298 i Kodit Penal.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Drejtësisë me anë një njoftimi zyrtar bën me dije se Këshilli i Europës ka miratuar një rezolutë për çështjen e pronave në Sh

Duke nisur nga data 1 janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Për ditën e sotme, e diel 23 shtator 2018, moti në vendin tonë parashikohet se do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri