Pas qarkullimit në media të lajmit për largimin nga posti i drejtorit të Informacionit në Top Channel të Sokol Ballës, ka ardhur konfirmimi zyrtar.

Top Channel ka njoftuar se Balla do të vazhdojë drejtimin e emisionit Top Story, por nuk do të drejtojë më ‘Informacionin’.

“Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel.

Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.

Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”, thuhet në njoftimin e Top Channel.