Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për legalizimin e kanabisit në vend.

Ai shprehet se detajet e propozimit për legalizimin e kanabisit janë ende të paqarta, dhe se përfshirja e këshilltarëve të huaj në hartimin e tij, e bën që të dyshojë se me këtë propozim, do të përfitojnë kompanitë e huaja dhe jo kultivuesit e e vegjël që janë përfshirë në tregun e paligjshëm.

Blickman tha se përdorimi i kanabisit për arsye mjekësore për tregjet evropiane duhet të përputhet me standarde të larta rregullatore dhe se me një numër në rritje të shteteve që përpiqen të fillojnë me këtë veprim, çmimet mund të bien dhe fitimiet e shteteve do të ulen.