Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Rama deklaroi se koston e karantinimit në hotel shqiptarët e bllokuar do e paguajnë vetë, por Këshilli Koordinues i Diasporës do të paguajë në këtë rast hotelin bashkë me 3 vaktet.

Kjo do të aplikohet vetëm për 27 personat që kanë ardhur ditët e fundit në Kapshticë, të cilët janë jorezidentë në Greqi dhe janë lejuar po ditët e fundit të kalojnë.