E ftuar në emisionin “Opinion”, një lektore e UAMD-së doli haptazi në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe ndërsa nënvizoi faktin se pjesa më e madhe e studentëve të universitetit të Durrësit vijnë nga familje në kushte të vështira ekonomike theksoi se studentët e UAMD-së kanë edhe dy kërkesa shtesë, përveç 8 kërkesave të kolegëve të Tiranës.

“Studentët e UAMD-së duhet të kenë patjetër konvikte si dhe nga 4 sezone që ka UAMD për provime të ketë vetëm 2, sit ë gjithë universitetet e tjera në shkallë vendi”,– tha ajo nga studio e emisionit “Opinion”.