Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

Sipas IGJEUM, lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 dhe me thellësi 27 km.  

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, në Gjirin e Lalzit, që ende nuk gjen qetësi që nga lëkundja e datës 4 korrik, që ishte mjaft e fortë, 5.1 ballë.