Lëkundje të vogla sizmike kanë goditur Jugun e Shqipërisë gjatë natës. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë 2.2 ballë i shkallës Rihter dhe ka rënë në një thellësi prej 3 kilometrash, me epiqendër në fshatin Pilur të Vlorës.

Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 04:14, ndërsa nuk ka dëme materiale apo të lënduar.

Tre ditë më parë, më 1 mars dy tërmete të tjera goditën vendin tonë. I pari ra në Belsh me magnitudë 2.3, kurse i dyti fshatin Kuç të Vlorës me fuqi 2.5 ballë. Gjatë javëve të fundit, nëntoka shqiptare është lëkundur nga dhjetra tërmete të vogla.