Lëndimi i dy efektivëve nga përplasja, policia e Durrësit jep detaje për ngjarjen

29/02/2020 - 10:00

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënduar dy efektivë.

Dy efektivët janë lënduar lehtë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi E.J., 22 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Në momentin e përplasjes ai ishte nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. 

Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit", automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë  është goditur nga mbrapa nga një mjet tip "Volkswagen"  me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes  janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënë Veziko nga Vlora la Spitalin Infektiv, së bashku me tre anëtarët e saj të familjes, pasi fituan luftën me koronavirusin.

Sot grupi i këngëtarëve që i janë bashkuar "Koncertit në karantinë" ishte në hapësirën mes pallateve në rrugën “Taulantia”.

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në sht

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë

Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, duke arritur në 21 persona.

Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur z

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.