Ndotja që i bëhet Adriatikut nga lumenjtë që përfundojnë në të, ka bërë që bregdeti i Durrësit të pësojë ndotje të madhe këtë vit nga qindra ton leshterikë që grumbullohen në plazh. 

Ndër vite, kjo sasi leshteriku është evaduar dhe gropuar në zona të caktuara nga bashkia, por në këtë vit mesa shihet po eksperimentohet një zgjidhje e re.

Sasitë e leshterikut po hidhen masivisht ne afërsi të Universitet të Durrësit. Siç vërehet, për ditë me radhë në këtë sipërfaqe janë depozituar sasi të mëdha leshteriku.

Problemi qëndron në faktin se e gjithë kjo sasi leshteriku që pret të dekompozohet në qiell të hapur në afërsi të një univeristeti ku studiojnë rreth 5 mijë studentë. 

Përveç leshterikut që mbizotëron, në këtë pjesë të qytetit ka edhe grumbuj mbetjesh plastike dhe inerte të hapura e në thasë të ndryshëm. Po ashtu ka mbetje urbane, të cilat kanë krijuar tashmë edhe pellgje të mbushura me ujra të kontaminuara.

Hedhja e plehrave dhe leshterikut është shoqëruar edhe me bllokimin e kanalit anësor të kullimit të ujrave. Kanali është i betonuar në faqet anësore për të qenë me jetëgjatë në funksion të kullimit të ujrave.

Në vijimësi është protestuar për ndotjen ambientale që bëhet kryesisht nga djegia e plehrave të Porto-Romanos në afërsi. Situata mesa shihet në vend që të zgjidhej po rëndohet më shumë. 

K.H.