Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit.

Me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, janë bërë ndryshime në 3 qarqe, konkretisht në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendësdrejtor në Shkodër është bërë zëvendësdrejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.

Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.