Një ‘furtunë’ ndryshimesh kanë prekur ditën e sotme Prokurorinë. 

Report Tv mësoi se Ramadan Troci është kthyer prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në Vlorë, në vend të Trocit shkon Ardian Ylli.

Ylli deri tani ishte prokuror ne Prokurorinë Fier. Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda shkon drejtues ne Prokurorinë e Shkodrës. Granit Shahu nga drejtues i Shkodrës, kthehet prokuror ne Tirane.

Pali Decolli komandohet kryeprokuror i Fierit. Lëvizjet me vendim te këshillit te Prokurorisë janë marrë pas një mbledhje te mbajtur këtë te premte. Emrat i janë propozuar Llalles dhe tashme pritet firma e tij.