Lëvizjet në prokurori, Artan Hoxha: Skenar si i Kroacisë dhe Rumanisë

Postuar: 12/01/2018 - 21:15

   Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur në emisionin “Java” në RTSH se në Shqipëri pritet të ketë arrestime të politikanëve të korruptuar.

Hoxha thotë se edhe emërimi i Arta Markut si kryeprokurore, nga një vend periferik dhe e panjohur si dhe lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori janë të ngjashme me skenarin e vendeve si Rumunia dhe Kroacia, që pas Reformës në Drejtësi u arrestuar shumë politikanë.

Artan Hoxha: Prokurorët drejtojnë institucionin, nuk merren me çështje të caktuara.  Prokurorët drejtues nuk kanë më kompetence që të shikojnë dosjet hetimore.

Lorenc Vangjeli: Ngjan sikur ka pasur një listë të gatshme në dorë për të bërë lëvizjesh.

Artan Hoxha: Kjo gjë që po ndodh në Shqipëri është njësoj si në disa vende të tjera në Evropë ku kanë vendosur prokurore nga periferia, dhe më pas është bërë skenari që pritet.

Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët.

Po ndërrohet peshkatarët. Këta që ishin deri tani, ishin në shkelje, Adriatik Llalla kishte gjetur një formë, neni 25 për organizimin e Prokurorisë i lejonte atij të komandonte në krye të Prokurorive prokurorë nga qendra. Këtë gjë mund ta bënte 4 herë në vit për 8 muaj. Të gjithë ata që u larguan nga Arta Marku e kishin kaluar këtë tetë muajsh. Të gjithë këta prokurorë nuk kishin asgjë sensitive në dorë.

Rumania, Kroacia, është vepruar në të njëjtën formë. Ka gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë.

Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.

Artan Hoxha: Prokuroria për fat të keq ka pasur një prokuror që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme. Ai ka rezultuar sikur ka qenë në shkollë, por nuk ka marrë provimet. Po ashtu dhe në sekretarin e fakultetit ku ka studiuar kjo diplomë e tij nuk është gjetur, kjo gjë është ende në verifikim. Ky është ish-prokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Drejtësisë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimev

Pas tentativës dhe kërcënimit se nëse nuk do të takonte Arta Markun do të vetëflijohej, kryeprokurorja ka pritur në një takim një çift ng

Një person kërcënon se do të vrasë veten para Prokurorisë së Përgjithshme.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja p

Vijojnë hetimet për shkaqet e përmbytjes së autostradës mbrëmjen e 30 nëntorit 2017.

Gazetari Arjan Çani mbështet protestën për largimin e qeverisë "Rama" duke u shprehur se "padrejtësitë i kanë marrë shpirtin" shqiptarëve

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të rijetuar privatizimin e CEZ, dosja hetimore i kalon me short prokurorit Ardian Braho.

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka krijuar Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve. 

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore por vranësira më të shpeshta dhe reshje të izo

Provat e mungesës absolute të investimeve teknologjike dhe të punonjësve, të treguara deri tani, mjaftojnë për të dëshmuar se Abacus shpk